Gjorgjeviç: Vuçiq e shiti Kosovën për kreditë amerikane

Lajme

Gjorgjeviç: Vuçiq e shiti Kosovën për kreditë amerikane

Nga: F.B Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:08
Gjorgjeviç: Vuçiq e shiti Kosovën për kreditë amerikane

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjen Gjorgjeviç ka vlerësuar sot se me hapjen zyrës së Fondit amerikan për zhvillim në Beograd “edhe njëherë u mashtruan qytetarët e Serbisë që rrjedhi nga e ashtuquajtura marrëveshje e Uashingtonit” dhe se presidenti i Serbisë Vuçiq faktikisht “ e shiti Kosovën për kreditë amerikane”, shkruan “ Danas” transmeton “Bota Sot”.

Tash kur doli se nuk bëhet fjalë për kurrfarë miliarda dollarë investime, as për ndihmë direkt financiare si ishte proklamuar edhe menduar, por kryekëput për kredi dhe obligime që duhen të kthehen nga qytetarët e Serbisë” nënvizoi Gjorgjeviç në një deklaratë të shkruar.

Ai theksoi se “’Çdo njeri në Serbi do të paguaj tri paga mesatare për këtë marrëveshje “, Vuçiqit nuk iu duk mjaftë që në Uashington shërbeu me pranimin e Kosovës nga Izraeli në çant[ dhe që nga futi në konflikt me Rusinë edhe Kinën, por tash sillet si shitës i kredive të bankës amerikane, që ka marrë përsipër që qytetarëve të Serbisë “t’ua ngarkoj” obligimet e reja” tha Gjorgjeviç.

Ai tha se Vuçiq por edhe ministri i financave Mali dhe kreu i Odës Ekonomike të Serbisë Çadezh si pjesë të delegacionit ekonomik në Uashington iu mbetën borxh qytetarëve për përgjigjen “ ku shkoi premtimi i ndihmës direkt dhe miliarda investimeve për të cilat folën dhe që përnjëherë u kthyen në kredi?

Po ashtu, si është e mundshme që mediat e Vuçiqit qysh para një viti paralajmëruan 10 miliardë dollarë nga Tramp, nëse veç Vuçiq nuk ka biseduar sekret për shitjen e Kosovës me Thaçin edhe Grenellin?“, pyeti Gjorgjeviç.

Ai shtoi se në vend të “ një mijë dollarëve ndihmë direkt për banorë, masat ekonomike janë kthyer në një mijë dollar obligim e borxh për secilin njeri në Serbi “.

Gjorgjeviç para nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit ka akuzuar dhe shpreh dyshime për pako direkt financiare për secilin qytetar nga 1 mijë dollarë, që sipas njohurive të tij “janë fshirë gjatë bisedimeve nga teksti i marrëveshjes “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat