Deçanasi la Zvicrën dhe Francën për delet në Kosovë

Lajme

Deçanasi la Zvicrën dhe Francën për delet në Kosovë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:15
Enver Kapitaj

Pamjet magjepsëse të bjeshkëve të Strellcit  si dhe jeta në stane u pasqyrua sot përmes emisionit “Diçka po zihet”.

U tregua si gratë e këtij vendi përgatisin djathin, kosin dhe bylemtit në përgjithësi.

Në bjeshkët e Strellcit kultivohen bagëtitë si lopë e dele.

Një tregim i veçantë erdhi edhe nga Enver Kapitaj. Ai nga dashuria e madhe që kishte për delet la jetën në Zvicër si dhe një ofertë për të shkuar në Francë vetëm për t’u kujdesur për to. Megjithatë edhe kësaj pune ia pa hajrin, ai vet pranoi se ka fitim nga biznesi që bën me delet.

“Maksimumi nen 10 mijë euro fundi i viti nuk del, me kurbana e me djath se kam klientë shumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat