Podgorica: Kosova ka shkuar në shumë raste e papërgatitur në takimet me Serbinë

Lajme

Podgorica: Kosova ka shkuar në shumë raste e papërgatitur në takimet me Serbinë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:32
Gëzim Podgorica

Qeveria e Kosovës pas zhvillimeve të fundit në vend me përballjen e ish-krerëve të UÇK në Hagë, ka marrë vendimin për të mos vijuar më tej çështjen e dialogut me Serbinë.

Në lidhje me këtë, ish-ambasadori dhe analisti Gëzim Podgorica i ftuar në Ora News u shpreh se dialogu nuk mund të vazhdojë pa u qetësuar situata dhe pa disa kushte të reja.

Gëzim Podgorica: Unë mendoj që qeveria e Kosovës për momentin ka vepruar drejt sepse nuk mund të hyhet në bisedime me një shtet i cili në mënyrë permanente ka akuzuar dhe ka dëmtuar atë që është krenaria e Kosovës, luftën e UÇK. Dialogu nuk mund të fillojë pa u qetësuar situata dhe pa vendosur disa kushte të reja. Duhet një ekip që të ketë unitetin e të gjithë faktorëve politikë

Ai theksoi faktin se Kosova ka shkuar e papërgatitur në shumë raste në bisedimet me Serbinë.

Gëzim Podgorica: Kosova në takimet me Serbinë nuk ka shkuar aq e përgatitur unë e kam ndjekur me vëmendje. Presioni nga SHBA ose BE nuk mendoj se e ka detyruar Kosovën të shkojë e papërgatitur. Ka shkuar e papërgatitur në shumë raste se nuk ka gjetur gjuhën e vetë brenda aktorëve politikë të saj. Kosova ose liderët e saj kanë shkuar atje më shumë për të bërë protagonizmin e tyre personale, për të realizuar një lidhje kohezive me faktorin ndërkombëtar ndërkohë që problemet e brendshme kanë qenë aq të mëdha sa e kanë dëmtuar më pas integritetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat