Hulumtim opinioni i Qendrës për Siguri Politike në Beograd: 70 për qind e qytetarëve konsiderojnë se nuk do ketë paqe mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan

Lajme

Hulumtim opinioni i Qendrës për Siguri Politike në Beograd: 70 për qind e qytetarëve konsiderojnë se nuk do ketë paqe mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan

Nga: F.B Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Hoti, Borrell dhe Vuçiq

Në një hulumtim opinioni të Qendrës për siguri Politike në Beograd (BCBP) thuhet : gjysma e qytetarëve të Serbisë mbështesin dialogun, por gati 90 për qind e tyre nuk sheh asnjë dobi nga bisedimet, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Po ashtu çdo o dyti qytetar nuk beson se do ketë ndonjëherë marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, përderisa një e katërta mendojnë se megjithatë do të ketë marrëveshje për 3 deri 5 vjet.

Këto janë disa nga rezultatet që hulumtimit më të ri që ka kryer Qendra për Siguri Politike në Beograd me qytetarë nëpër Serbi.

Si thonë nga kjo qendër – gjysma e qytetarëve nuk e dinë qëllimin e bisedimeve mes Beogradit edhe Prishtinës.

“Qytetarët besojnë në potencialin e dialogut për zgjidhjen e problemeve, por mendojnë se ai u harxhua në gjëra dytësore prej të cilave nuk ka dobi” thanë ne BCBP.

Vetëm një e pesta e qytetarëve mendojnë se qëllimi përfundimtar i pushtetit është ruajtja e territorit të Serbisë (sipas rezolutës 1244), ndërsa gjysma mendojnë kjo do të ishte rezultat ideal i bisedimeve po qe se do arrihej.

“Hulumtimi ka dëshmuar se qytetarët nuk heqin dorë nga Kosova, nl të njëjtën kohë duan pajtim dhe raporte normale, por nuk mendojnë se këto bisedime sjellin këto. Dy të tretat e qytetarëve konsiderojnë s enë të ardhmen e afërme nuk do të ketë normalizim të raporteve pa marr parasysh rezultatin e bisedimeve dhe dialogut, ndërsa mbetja marrëveshjen e shohin si parakusht” thonë në BCBP.

Nga kjo del se 70 për qind e tyre konsiderojnë se nuk do ketë paqe mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan në të ardhmen e afërme.

Tri të katërtat nuk do pranon që shqiptarët të jenë zyrtar publik në Serbi, apo që shqiptarët të jenë në kurorë me ndonjë familjar të tyre, dy të tretat refuzojnë edhe të punojnë bashkë. Sipas hulumtuesve inkurajuese është se dy të tretat do të pranoni shqiptarët si banorë të njëtit shtet apo komshi përfundojnë në BCBP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat