Vuçiq përsëri i padëshiruar dhe i nëmur në komente: I “urohet” vdekja e babës dhe bijve për vitin e ri

Lajme

Vuçiq përsëri i padëshiruar dhe i nëmur në komente: I “urohet” vdekja e babës dhe bijve për vitin e ri

Nga: F.B Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:33
Aleksandar Vucic

Gazeta “Novosti” ka sjell një lajm ku njoftohet për komentet e “sëmura” siç shkruan ajo ndaj presidentit të Serbisë Vuçiq, babës dhe bijve të tij dhe atë “ në momentin kur baba i Vuçiq Angjelko po lufton me jetë, aty prezantohen disa komente ndërsa njëri lutet që ai dhe prindi i tij “Fahriu” të kurshen në këtë natë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Këto nuk janë komentet dhe publikimet e vetme ku Vuçiq është nëmur dhe fyer rëndë në muajt e fundit qoftë në statuse në rrjetet sociale po ashtu edhe në komente në gazeta e medie të ndryshme në Serbi.

Komente të sëmura i ka quajtur këto të mbrëmshmet në prag të ndërrimit të moteve gazeta “Novosti” duke konstatuar se këto po ndodhin ndaj tij , bijve dhe babës në kohën kur ai është konfirmuar pozitiv dhe po lufton në spital për jetë.

Në të vërtetë në llogarinë e “Veçernje Novosti” në Tviter , në lajmin se baba i presidentit Vuçiq po lufton për jetl dhe se gjendet i shtrirë në spital pas konfirmimit pozitiv në virusin Corona, disa shfrytëzues të këtij rrjeti, kanë radhitur komente “të sëmura”.

Një shfrytëzues që nënshkruhet @sikekralj dhe që përcillet nga Sasha Raduloviç dhe Milan Antonijeviç që pastaj komentin e kanë shpërndarë i “dëshirohet vdekja e babës së presidentit për vitin e ri. I njëjti person ka shkruar edhe “dëshirën e paturpshme”, që e njëjta të ju ndodhë edhe djemve të presidentit.

Por ka pasur edhe një koment ku @agenkuper i ka dëshiruar që “presidenti dhe baba e tij Fahriu” të kursehen në këtë natë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat