Aksidenti në Tiranë, pamjet tregojnë se si kalimtarët shpëtojnë mrekullisht

Lajme

Aksidenti në Tiranë, pamjet tregojnë se si kalimtarët shpëtojnë mrekullisht

Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:50
foto nga vendi ngjarjes

Janë publikuar pamjet e frikshme nga aksidenti, i cili ka ndodhur mesditën e djeshme përballë ambasadës italiane në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet, automjeti tip “BMW” futet në kryqëzim me shpejtësi të lartë dhe ka marrë përpara veturën e tipit “Skoda”, duke e përplasur dhe zhvendosur disa metra më larg, pranë sporteleve të ambasadës.

Mësohet se gjendja e drejtuesit të mjetit “Skoda” është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë që udhëtonin në mjetin tjetër kanë marrë gërvishtje të lehta.

Siç shihet edhe në pamje, dy kalimtarë që janë duke kaluar mbi vijat e bardha, kanë shpëtuar për mrekulli pa u lënduar, sepse automjetet e aksidentuara, mund t’i kishin përplasur në mënyrë tragjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat