Angjelkoviç: Grupi i krizave provokon, i ofron Serbisë kapitullim- kompromisi i vërtetë është ndarja

Lajme

Angjelkoviç: Grupi i krizave provokon, i ofron Serbisë kapitullim- kompromisi i vërtetë është ndarja

Nga: F.B Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:44
Dragomir Angjelkoviç

Raporti i Grupit ndërkombëtar të krizave dhe propozimet për kinse arritjen e kompromisit mes Beogradit edhe Prishtinës janë jo korrekte dhe në interesin e palës shqiptare dhe përbëjnë thirrje për Serbinë që të kapitullojë, gjë që nuk do të ndodhë tha për “Kosovo-online” analisti Dragomir Angjelkoviç, transmeton “Bota Sot”.

Në raportin “Vazhdimi i sërish i dialogut mes Kosovës edhe Serbisë” në 27 faqe dhe 3 krye-tituj flitet për rolin e BE në bisedime dhe çështjet teknik, por grupi ndërkombëtar propozon tri opsione të arritjes së kompromisit.

E para, shpërblimi i Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përfitimi i mbështetjes nga donatorët dhe anëtarësimi në BE, e dyta njohja e pavarësisë me krijimin e zonave autonome për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi dhe shkëmbimi i territoreve.

“Bëhet fjalë për raport jo korrekt dhe propozime që janë njëanshëm në interesin e shqiptarëve dhe rrejshëm paraqiten si kompromis. Ata ne na prezantojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës me autonomi për serbët si kompromis, ndërkohë që nga Serbia kërkojnë autonomi për shqiptarët në jug të Serbisë dhe shkëmbimin e territorit e paraqesin si kompromis” tha ai.

Ai konstaton se nëse vërtetë duan kompromis atëherë kjo do të ishte ndarja e Kosovës.

“Ne të na takojë veriu, anaforave dhe manastiret që duhet jenë eksterritorial, kjo mund të jetë kompromis. Të gjitha tjerat janë kërkesë që Serbia të kapitullojë dhe kjo nuk do ndodhë” tha Angjelkoviç.

Sipas tij, këto kërkesa janë provokim dhe paraqesin tentim të eskalimit të situatës.

“Erdhi administrata e re e Biden dhe tash shqiptarët dhe lotuesit e tyre në Amerikë kanë shpresë se kjo administratë do të jetë shumë më agresive në raport me Serbinë dhe do tentojnë të shtyjnë në atë drejtim. Nuk besoj se që edhe vetë administrata amerikane të pranojë sepse janë të vetëdijshëm për realitetin dhe ndryshimet në botë dhe nuk i përgjigjen konfliktet e reja përfundoi Angjelkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat