Identifikohen 12 shtetas nga Afganistani që tentonin të futen në Kosovë përmes një kamioni me rimorkio

Lajme

Identifikohen 12 shtetas nga Afganistani që tentonin të futen në Kosovë përmes një kamioni me rimorkio

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë identifikuar 12 shtetas të huaj, të cilët ishin fshehur në një kamion, saktësisht në rimorkio e që dyshohet se janë kontrabanduar.

Nga policia u theksua se rreth orës 04:00 të mëngjesit në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS,  me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.

“Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani.Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat