Simiç: Lista Serbe pret dhjetë mandate në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Lajme

Simiç: Lista Serbe pret dhjetë mandate në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Lista Serbe

Nënkryetari i Listës Serbe dhe bartësi i listës në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Igor Simiç pret që ky opsion politik me 14 shkurt të fitojë të dhjetë mandatet e përcaktuara për këtë bashkësi, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se para zgjedhjeve është shtuar përpjekja e përfaqësuesve të partive shqiptare për të marr vota nga populli serb dhe në institucione të shtyhen kuazi-partitë serbe që punojnë me urdhër të Prishtinës.

“Prandaj është e nevojshme vota e secilit qytetar serb, goran e rom që ka Serbinë në zemër, që të dal me 14 shkurt në votim dhe mbështes LS dhe ekzistencën në pronat e veta” tha ai për “Politika”.

Kjo votë në të njëjtën kohë është votë për Vuçiqin dhe politikën e tij, që janë bazë e forcimit ekonomik dhe ruajtjes së paqes në këto hapësira.

Simiç tha se fushata zgjedhore në Kosovë po zhvillohet në kushte specifike për shkak të pandemisë dhe LS shkon në zgjedhje me rezultate të punës dhe synimin që përmes institucioneve të mbrojë të drejtat e popullit serb.

“Ka kaluar koha kur liria dhe jeta normale janë mbrojtur në rrugë dhe qytete. Tash luftën tonë e  vazhdojmë në veprime institucionale dhe kërkesë është të jemi unik dhe në harmoni. Kemi përfaqësues për të cilët interesi kombëtar është përpara atij personal apo interesit tjetër”, tha Simiç.

Ai nënvizoi mungesën e programit të qartë nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e shqiptarëve sikurse edhe jo-përgjegjësia që ata të synojnë pikë të lira politike para serbëve lokal apo në Beograd, gjë që sipas tij rrezikon paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat