Gëzim në familjen e Armend Mujës, ja çka po festojnë

Lajme

Gëzim në familjen e Armend Mujës, ja çka po festojnë

Nga: A.Zh Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Armend Muja

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Armend Muja, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vet Muja përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Muja është bërë baba i një vajze, të cilës ia ka vendosur emrin Azura.

Image

“Azura Muja, 19.02.2021, ora 16:43, Prishtinë. Sot, Arjeta dhe unë jemi bërë prindër për herë të dytë. Arjeta dhe vajza Azura janë mirë me shëndet”, ka shkruar Muja.

Ndryshe, Muja pritet të jetë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pasi ka marrë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 14 shkurtit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat