Vuçiq: Do të rritet presioni nga BE dhe SHBA për ta njohur Kosovën

Lajme

Vuçiq: Do të rritet presioni nga BE dhe SHBA për ta njohur Kosovën

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thënë se mund të pritet presion i “koncentruar” i BE-së dhe ShBA-ve në Serbi, lidhur me çështjen e Kosovës, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq, pas takimit të kryesisë së SNS theksoi se para Serbisë është “një periudhë e vështirë”, në të cilën do të jetë e ekspozuar para “të gjitha presioneve të mundshme, fushatave dhe pavërtetave”.

“Me rëndësi të kuptojmë peshën e pozitës me të cilën gjendemi, posaçërisht pas ndryshimeve në administratën amerikane. Mund të pritet presion i koncentruar nga BE dhe ShBA në Serbi për përmbushjen e kërkesave që Uashingtoni i shpreh hapur për njohje të Kosovës, derisa BE shfrytëzon fjalor tjetër por ka qëllimin e njëjtë”, tha Vuçiq.

Ai vlerësoi se do ketë përpjekje të heqjes së kompetencave të pushtetit në Srpska.

“Kur kësaj i shtohet edhe kontesti i tërë regjionit në të cilin nuk është lehtë ruajtja e pozitës së Serbisë, e cila shënon rritjen më të shpejtë ekonomike...të gjithë të tjerët do të shikojnë që Serbinë ta shpallin hegjemoniste”, shtoi ai.

Duke fol për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, ai tha se Lista Serbe ka realizuar “dominimin absolut” mes serbëve në veri dhe kishte për një “nuancë” rezultat më të dobët në mjediset tjera.

“Do të ndërmarrim hapa dhe me masa demokratike të kundërshtojmë dhunën e partive shqiptare që keqpërdorin disa përfaqësues serb. Kurti dëshiron të bisedojë me serb të veçantë dhe jo me Beogradin ashtu që thotë se Kosova është e pavarur. Populli serb kupton këtë dhe për këtë ka votuar në atë masë për LS por këtë nuk do të kuptojnë të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat