Policia maqedonase e kthen në Kosovë 21-vjeçarin që dyshohet se ishte pjesë e disa grabitjeve

Lajme

Policia maqedonase e kthen në Kosovë 21-vjeçarin që dyshohet se ishte pjesë e disa grabitjeve

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Pas një pune hetimore nga hetuesit policor nga sektori rajonal në Ferizaj është depërtuar sot nga Maqedonia e Veriut në Kosovë i dyshuari A.B, 21-vjeçar.

21-vjeçari dyshohet se ka kryer disa grabitje dhe mashtrime në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 21-vjeçari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës.

“Lidhur me disa raste të grabitjeve dhe mashtrimeve të kryera në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020, pas një pune hetimore nga hetuesit policor nga Sektorit rajonal në Ferizaj si dhe mbledhjen provave dhe dëshmive materiale lidhur me këto raste , sot me datë 04.03.2021 nga autoritetet e Maqedonisë Veriore është depërtuar në Kosovë i dyshuari A.B. (m/Sh/Kosovar 21 vjeçar) i cili ka qenë në kërkim.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, me urdhër të Prokurorit të shtetit ,i njejti është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat