Këta janë policët që ndihmuan banorët, kur shpërtheu zjarri në objektin banesor në Fushë Kosovë

Lajme

Këta janë policët që ndihmuan banorët, kur shpërtheu zjarri në objektin banesor në Fushë Kosovë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Si pasojë e një defekti në sistemin e orëve elektrike të mërkurën në një objekt banesor ka shpërthyer zjarri.

Jeta e banorëve në këtë kompleks ishte në rrezik, derisa ishte i nevojshëm edhe ndërhyrja e shërbimeve emergjente, zjarrfikësve, emergjenca dhe policia.

Pas aksionit kanë qenë dy zyrtarë policorë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se janë prekur nga tymi dhe flakët.

“Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë  17.03.2021-21:45. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën për një incident zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë vërejtur se, një kompleks banesor është përfshirë në tym, për shkak të djegies së njehsorëve elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe njësitet e KEDS-it, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme. Si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policor dhe disa qytetarë, dhe sipas mjekëve gjendje e tyre është stabile. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet që në vendin e ngjarjes të dalë edhe eksperti i zjarrit”, ka njoftuar policia përmes raportit.

Lidhur me këtë nëpër rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e këtyre dy zyrtarëve policorë që kanë ndërhyrë mbrëmë për të shpëtuar qytetarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat