Cramoni me porosi për Vuçiqin: Pa njohje Kosovë-Serbi s’ka BE

Lajme

Cramoni me porosi për Vuçiqin: Pa njohje Kosovë-Serbi s’ka BE

Nga: F. B. Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:48
Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon ka porositur sot se “Njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë është parakusht për bashkëngjitje BE-së”.

“Bashkëngjitja BE-së pa marrëveshjen gjithëpërfshirëse nuk mund të realizohet as për Serbinë as për Kosovën”, ka deklaruar në mbledhjen plenare të PE-së deputetja Cramon në prag të votimit të raportit për Serbinë.

Ajo ka apeluar tek të gjithë aktorët në dialogun mes palëve që të mbeten të përkushtuar në atë proces dhe mos ta braktisin.

“Ftoj Kosovën që të mbetet e përkushtuar dhe të vazhdo bashkëpunimin me Beogradin dhe BE-në dhe përkundër vështirësive mos të braktis dialogun”, tha ajo.

Të gjithë aktorët politik duhet sipas sak të pyesin çka humbin me braktisjen e dialogut, sepse askush nuk do përfitojë nga situata aktuale.

Cramon porositi se braktisja e dialogut nuk mund të jetë opsion dhe se “presidenti i Serbisë Vuçiq nëse me të vërtetë është i interesuar në rrugën evropiane, duhet të dëshmojë përkushtimin në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

“Presidenti Vuçiq mund dhe duhet të shfrytëzoj shumicën parlamentare si mbështetje të fuqishme për vazhdimin e dialogut” përfundoi Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat