Vuçiq zbulon qëllimet e fuqive të mëdha – Amerika dëshiron të mbrojë fëmijën e vet

Lajme

Vuçiq zbulon qëllimet e fuqive të mëdha – Amerika dëshiron të mbrojë fëmijën e vet

Nga: F.B Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:58
Aleksandar Vuçiç

Sipas presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, fuqitë e mëdha po zhvillojnë betejën në Ballkan me qëllim që të mbrojnë “evladin” e vet dhe për interesa të tyre të dëbojnë Rusinë dhe Kinën. Kështu ka thënë ai në një intervistë të gjatë në një televizion serb, ku fol për rrjedhat dhe situatën në përgjithësi, përcjell “Bota Sot”.

Me këtë rast Vuçiq nisur nga përvjetori i bombardimeve foli edhe për aksionin e NATO-së dhe fuqitë e mëdha, duke nënvizuar se “Amerika këtu lufton dhe angazhohet për interesat e veta dhe ‘evlatin’ e vetë – Kosovën”.

“Fëmija (evladi) i saj tash është tinejxher, nganjëherë është pak i padëgjueshëm ky fëmijë, por do ta mbrojnë”, ka thënë Vuçiq.

“Edhe amerikanët edhe gjermanët, të gjithë kanë interesat e veta. Rustë duan t’i dëbojnë nga Ballkani. Rusët duan të mbeten këtu. Kinezët po zgjerojnë rrjetin e miqve. Por të gjithë shikojnë që askush mos të jetë mik me tjetrin. Logjika jonë është që me të gjithë të jemi miq. Natyrisht kjo nuk është e lehtë. Nganjëherë gjendemi para gjykimit nga Bruksel, nganjëherë në Uashington apo Moskë. Nuk mundeni në politik të kënaqni të gjithë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat