Drecun dhe Stankoviç thonë se Kosova nuk bazë juridike për të paditur Serbinë për gjenocid

Lajme

Drecun dhe Stankoviç thonë se Kosova nuk bazë juridike për të paditur Serbinë për gjenocid

Nga: F. B. Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:10
Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë. Drecun konsideron se deklarata e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për qëllimin për ngritje të padisë ndaj Serbisë për gjenocid është retorikë që trimëron ekstremistët shqiptar që të sulmojnë serbët e mbetur në Kosovë.

Drecun tha se juridikisht është e pamundur që Kosova të padis Serbinë sepse nuk është shtet i pranuar ndërkombëtar, por qëllimi i Prishtinës është kryerja e presionit ndaj Beogradit me qëllim që të heq dorë nga dialogu. Ai mendon se Prishtina nxjerr fakte që nuk kanë lidhje me faktet dhe tregon se nuk do ketë shpejtë vazhdim të dialogut.   

“Ata vendosin kushte të cilat e dinë se janë pengesë për vazhdimin e bisedimeve, në anën tjetër destabilizojnë situatën në Kosovë në raporte ndër-etnike. Kjo trimëron ekstremistët që të sulmojnë serbët dhe pasurinë e tyre, kjo përbën efektin e parë të retorikës së papranueshme dhe shpikjeve që plasojnë”, tha Drecun.

Flasin për shpikjen e gjenocidit dhe ndryshojnë tezat e UÇK-së, që kishte qëllim spastrimin e Kosovës nga serbët.

“Rrotullimi i dy tezave dhe tentimi i imponimit të tyre tregon se nuk janë të gatshëm për asnjë marrëveshje me Beogradin. Ata dëshirojnë njohje nga Serbia dhe shpikin gjenocidin, kjo tezë do orientojë vëmendjen ndërkombëtare që të kthejë në rend dite çështje të vjetra”, thotë Drecun.

Analisti politik Dejan Vuk Stankoviç këto porosi i quan “propagandë qyqare “ që zhvillohet krahas presionit diplomatik ndaj Beogradit që të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Padia për gjenocid nuk ka bazë juridike as peshë që si iniciativë juridike të parashtrohet në institucione relevante, këtë e kanë të qartë edhe ata. Kjo është më shumë presion politik edhe media në Serbinë që të veproj dhe njoh Kosovën. Shumë deklarata që janë dëgjuar në OKB serbët krahasohen me nacistët, këto gjëra pamundësojnë bisedimet normale”, tha dr Stankoviç.

Qëllimi i gjithë kësaj është krijimi i atmosferës për pamundësimin e bisedave normale dhe përparimit në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit që garanton stabilitet afatgjatë.

“Ky është reportoar propagandistik që vërteton dëshiron që të krijojnë Kosovën e pavarur. Ky është plani i gjerë i Prishtinës të sigurojë mbështetjen e hapur apo heshtur të perëndimit për në krye me Amerikën”, tha ai.

Sipas Stankoviç Prishtina është e vetëdijshme se përmes dialogut nuk mund të arrijë njohjen e pavarësisë nga Beogradi, kështu që ky është instrument që të arrihet njohja pa dialog.

Vjosa Osmani në intervistëm për gazetën irlandeze “Irish times“, tha se shkëmbimi i territoreve është e pamundur dhe se Vuçiq duhet të tregojë se është shkëputur nga mendimi i Millosheviqit. Prishtina sipas Osmanit dëshiron që liderët e Serbisë të përgjigjen për krimet e kryera në vitet 1998 dhe 1999 „ ngufatjen sistematike të shqiptarëve të Kosovës” dhe shtoi se Prishtina përgatitet si vend për padi për gjenocid ndaj Serbisë në kuptimin juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat