Serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të UP-së

Lajme

Serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të UP-së

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për herë të parë që nga viti 1998, sot është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”.

Ajo ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

“Ipeshkvi Theodosius dhe priftërinjtë dhe besimtarët u mblodhën në tempullin e papërfunduar me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit.

Pas shërbimit dhe prerjes së tortës së festës, Peshkopi Teodosije tha se arsyeja e tubimit të sotëm në Prishtinë ishte lutja dhe se ishte gjëja më e mirë që mund t’i ofronim Zotit”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat