I kthehet qytetarit kuleta e gjetur nga zyrtarët policorë

Lajme

I kthehet qytetarit kuleta e gjetur nga zyrtarët policorë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Më datë 12.07.2021, në orën 13:20, në rrugën “UCK” në Pejë, gjatë  detyrës zyrtare duke patrulluar dy (2) zyrtarë policorë e kanë gjetur një kuletë në të cilën gjendeshin: 

një (1) patentë shofer gjerman  
535 euro (pesëqind e tridhjetë  e pesë) euro 
1.45 euro të metalit
Pesë (5) dollarë amerikan 
Dokumente personale dhe kartela të bankave

Pas verifikimeve të nevojshëm nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronarit dhe i njёjti ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, i cila e ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, patentë shoferin dhe dokumentet e tjera dhe i falënderoi Policinë për këtë gjest të mirë.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policinё e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat