Dy serbë të dyshuar për helmimet në Deçan, reagon Vuçiq: Ne kemi një analizë!

Lajme

Dy serbë të dyshuar për helmimet në Deçan, reagon Vuçiq: Ne kemi një analizë!

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:46
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar dyshimet lidhur me dy serbë që kishin vizituar Deçanin, disa ditë para se të ndodhte helmimi masiv i qytetarëve.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiq, transmeton “B 92″.

Ndërkaq, u raportua se më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restoranti, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, tha se është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novi Sadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.

Për shkak se këta dy persona i ishin dukur shumë të dyshimtë, Muçaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat