Shumë e dhimbshme: Shpejtim Bulliqi njofton për vdekjen e të riut nga Podujeva

Lajme

Shumë e dhimbshme: Shpejtim Bulliqi njofton për vdekjen e të riut nga Podujeva

Nga: N.Sh Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:59
Fetah Hakiqi

Një lajm i rëndë ka ndodhur në familjen Hakiqi të Llapashticës së Podujevës.

I riu Fetah Hakiqi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“I trisht lajmi për vdekjen e të riut nga Llapashtica e Epërme, Fetah Hakiqi. Në këto momente të rënda për familjen Hakiqi, bashkëndjej dhimbjen me ta dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre”, ka njoftuar Bulliqi në Facebook, i cili nuk ka treguar shkaqet e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat