Besarta Jashari festoi ditëlindjen, ky është urimi emocionues nga Bekim Jashari

Lajme

Besarta Jashari festoi ditëlindjen, ky është urimi emocionues nga Bekim Jashari

Nga: A.M Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:33
Bekim Jashari dhe Besarta Jashari

Vajza e heroit kombëtar Hamëz Jashari, Besarta Jashari gjatë ditës së djeshmë ka festuar ditëlindjen.

E me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi nga vëllai i saj, Bekim Jashari, i cili njëherësh është edhe kryetari i komunës së Skenderajt.

Ai përmes një postimi në rrjetin social, zgodhi disa fjalë prekëse dhe emocionuese për ta uruar motrën e tij të vetme në ditën e lindjes së saj.

“Sot kur po feston ditëlindjen, dua ti shpreh dashurinë time të pafund e ta falënderoj për lumturinë që ma sjellë për çdo ditë.

Dita ime nis me Besartën, me bisedën që bëjë me të çdo herë para së të shkoj në punë. Urime motër, shëndet e gëzime paq tërë jetën!”, u shpreh Jashari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot ka ditëlindjen njeriu më i veçantë dhe më i dashur për mua, motra ime e vetme Besarta, e cila me mbush me jetë e më motivon për të ecur para.

Sot në ditëlindjen e saj, ska si të mos me kujtohen vitet e para të saj si fëmijë, dashuria që na ofronte të gjithëve, lidhja e saj e fortë me babushin Hamëzen, të cilit i shkonte çdo herë pas sikur e dinte që do të ndahej shpejtë nga ai, për t’ia falur Kosovës.

Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes, Besarta ishte rritur me frymën e atdhedashurisë, trimërisë dhe kundërshtimit të regjimit shovinist serb.

Besarta dhe fëmijët tjerë asnjëherë nuk donin që të largoheshin nga baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari e babushi Hamëza, kështu secili prej tyre edhe në betejën e 5,6 dhe 7 marsit ishin të përgatitur dhe secili prej tyre kryente detyrën e vet, dikush duke ndihmuar me armatim e dikush duke luftuar ballë për ballë kundër armikut.

Besarta ishte i vetmi fëmijë që kishte shpëtuar nga kjo betejë, për të dëshmuar kështu luftën heroike të familjes dhe krimet e shtetit serb.

Pas marrjes së lajmit për rënien heroike të familjes, Besarta ishte motivi im kryesor për të qëndruar i fortë e për të vazhduar para.

Besarta vazhdon edhe sot e asaj dite të jetë gjithçka që më ka mbetur nga familja ime e ngushtë.

Sot kur po feston ditëlindjen, dua ti shpreh dashurinë time të pafund e ta falënderoj për lumturinë që ma sjellë për çdo ditë.

Dita ime nis me Besartën, me bisedën që bëjë me të çdo herë para së të shkoj në punë.

Urime motër, shëndet e gëzime paq tërë jetën!

Të paqim gjatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat