“Serbët janë popull i urrejtjes, ata po sillen si qentë”, deklarata e ish admiralit kroat “çmend” Serbinë

Lajme

“Serbët janë popull i urrejtjes, ata po sillen si qentë”, deklarata e ish admiralit kroat “çmend” Serbinë

Nga: F.B Më: 9 shtator 2021 Në ora: 10:09
Davor Domazet Losho

Gazeta serbe “Informer” ka shkruar për “skandalin më të ri kroat në regji të një ustashi”, ku një ish-admiral i ka quajtur serbët, popull të urrejtjes dhe qen, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij mediumi, është skandaloze deklarata e admiralit të dikurshëm kroat, Davor Domazet Losho, në një video në Youtube, derisa komenton ngjarjet e fundit me rastin e ardhjes në detyrë të mitropolitit Joanakije në Cetinje, ku serbët i quan qen.

“Serbët i urrejnë të gjithë tjerët. Ata janë popull i urrejtjes. Nuk ka në shpirtin e tyre asgjë nga ajo i mëson Krishti. Te ata kjo është pro-formë. Në objektin më të shenjtë të popullit malazez ti vjen, po nuk mundesh të vish aty me forcë. Ky është një okultizëm i kulluar dhe i paparë. Ata sillen si qentë”, ka thënë admirali Davor Domazet Sholo në një video.

Më pas, ai ka përshkruar edhe kinse mbrojtjen ndaj drejtuesve të Kishë Ortodokse Serbe, nga snajperistët.

“Paramendoni, ata janë sjellë me helikopter. Ndërsa ata aty aktrojnë kinse mbrojtje nga fishekët. Tash pasi kaloi flasin kot kinse ishin të kërcënuar nga snajperistët. Jo , ata tash po bëjnë teatër. Ata po tregohen si viktima. Tash kemi vampirizmin e ustashëve”, ka thënë ish-admirali kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat