Ky President, kundërshtar i Kosovës, shtrihet në spital/ Ai mund të...

Lajme

Ky President, kundërshtar i Kosovës, shtrihet në spital/ Ai mund të...

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:46
Millos Zeman

Presidenti i Çekisë, Millos Zeman, u dërgua në spital të martën. Mediet lokale raportuan se ai përshëndeti me dorë para kamerave.

Mediet lokale çeke nuk raportuan për arsyen e dërgimit të Zemanit në spital, ndërsa zëdhënësi i tij nuk ishte menjëherë i qasshëm për koment, shkruan Reuters.

Faqja çeke e lajmeve, Novinky.cz, publikoi një video të Zemanit, 76 vjeç, duke zbritur nga vetura dhe duke u futur në spital përmes një karroce.

Mediumi çek tha se presidenti mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në spital, por nuk e dha burimin për këtë raportim.

Ndryshe, Zeman njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit, ai i kërkoi falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat