Raporti ndërkombëtar: VV theu modelin e sundimit oligarkik/ Vjen thirrja e Pacollit për zgjedhjet lokale

Lajme

Raporti ndërkombëtar: VV theu modelin e sundimit oligarkik/ Vjen thirrja e Pacollit për zgjedhjet lokale

Nga: M.L. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:44
Albin Kurti gjatë fjalimit pas fitores së VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka komentuar dy raportet e fundit të organizatës “Freedom House” ku thuhet se qytetarët e Kosovës thyen modelin e sundimit oligarkik në dy palë zgjedhjet e fundit.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës në dy palë zgjedhjet e fundit, përmes votës së tyre, bënë thyerjen e modelit të sundimit oligarkik në Kosovë ka raportuar Freedom House në dy raportet e fundit Nations in Transit 2020 dhe 2021”, shkruan Pacolli në profilin e saj në Facebook.

Por, sipas saj rruga drejt demokracisë, zhvillimit dhe barazisë forcohet e shpejtohet me thyerjen e modelit të sundimit oligarkik edhe në nivelin lokal.

“Demokracia, zhvillimi dhe barazia fillojnë nga Komuna. Ashtu siç u angazhuam për ndryshim në nivel qendror duhet të angazhohemi edhe më fuqishëm në nivel lokal”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat