Digjet një veturë në Zubin Potok

Lajme

Digjet një veturë në Zubin Potok

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 10:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë vetura e tij e cila ka qenë e parkuar.

Rasti ka ndodhur më 29 shtator në Zubin Potok. I njëjti ka arritur ta shuaj zjarrin.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e rastit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.

Sipas informatave të para hetimore, rasti dyshohet të ketë elemente personale.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat