Vjen propozimi konkret për ndaljen e nepotizmit dhe ndaljen ikjes së rinisë nga Kosova: Kështu përfitojnë studentët e dalluar!

Lajme

Vjen propozimi konkret për ndaljen e nepotizmit dhe ndaljen ikjes së rinisë nga Kosova: Kështu përfitojnë studentët e dalluar!

Nga: N.Sh Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:48
Mentor Ferizi

Profesori Mentor Ferizi, me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se si ndalet nepotizmi në Kosovë.

Ferizi ka publikuar disa kritere, që sipas tij, e ndalin migrimin e të rinjve nga Kosova, dhe në të njëjtën kohë ndalet nepotizmi por edhe përfitojnë studentët e dalluar.

Ai për këtë ka publikuar disa kritere, të cilat duhet të jenë bazë për t’u punësuar të rinjtë në Kosovë.

SHKOLLIMI, NOTA MESATARE dhe KOHËZGJATJA e STUDIMEVE; këto janë disa kritere bazë për të ndalur nepotizmin”, shkruan ai.

Profesori i cili është edhe kandidat për asamblist në komunën e Vushtrrisë, thotë se, vetëm luftimi i nepotizmit e ndal migrimin e qytetarëve.

Ai thotë se të rinjtë duhet të punësohen në bazë të notës mesatare dhe kohëzgjatjes së studimeve, që sipas tij, secili që ka notën mesatare më të mirë, ka përparësi dhe kjo do të shtynte të rinjtë në Kosovë, që të mësojnë më shumë dhe të luftojnë për notën mesatare më të lartë, pasi vetëm ata studentë që i plotësojnë kriterët mund të punësoheshintë parët.

Shkrimi i plotë:

SI TË NDALET NEPOTIZMI NË KOSOVË DHE SI TË PËRFITOJNË STUDENTËT E DALLUAR?

Tashmë në Kosovë problemi kryesor është nepotizmi, krimi dhe korrupsioni i madh, që ndër vite na ka shoqëruar neve si shoqëri.

Unë besoj fuqishëm se luftimi i nepotizmit do të ndal trendin e ikjes së qytetarëve nga Kosova, dhe do të jetë fokusi i të rinjtë në meritokraci.

Unë kam propozuar disa kritere se si të ndalet nepotizmi, dhe si të punësohen studentet e dalluar në mënyrë meritore.

SHKOLLIMI, NOTA MESATARE dhe KOHËZGJATJA e STUDIMEVE; këto janë disa kritere bazë për të ndalur nepotizmin.

-Deri më tani, punësimi është bërë pa kritere në institucione, ose kriteret i ka bërë kryetari i komunës apo zyrtari përgjegjës për institucionin ku është hapur konkursi për punësimin e zyrtarëve të rinj.

Qëllimi është që kompetencat të barten në ligj të përgjithshëm, të bëhet një kriter bazë për të gjitha institucionet që të pamundësohet keqpërdorimi i subjektit në pushtet, apo individit dhe me u dëmtua shtresa intelektuale e rinisë.

Kjo do të jetë kërkesë konkrete se si shoqëria të kërkojë me baza ligjore rekrutimin e të rinjve dhe kuadrove nëpër institucione të Kosovës.

Kjo është mënyra e vetme që të luftohet nepotizmi, dhe në këtë formë mbrohet rinia dhe jo me teori konspirative siç ka vazhduar deri më tani.

Nëse punësohen vetëm militantë të subjekteve politike, atëherë ky është skandal, dhe kjo është pasoja që rinia po ikë nga Kosova.

Kjo formë e veprimit, sipas këtyre kritereve të lartëcekura shpëton Kosovën dhe ndal rreptësisht nepotizmin.

Nëse këto kritere plotësohet atëherë ndalet ikja e rinisë dhe studentët që i përkushtohen dijës e shkencës kanë mundësi të punësohen, e jo familjaret dhe militantët e partive politike.

Andaj, kërkoj që punësimi të bëhet në këto kritere dhe të punësohen njerëzit e merituar në vende të merituara.

Politikanët s’kanë nevoje që ti gënjejnë të rinjtë, por të plotësohen këto kritere dhe gjithçka do të shkoj sipas ligjit dhe jo interesit grupor e individual.

Me këtë veprim ligjor ndikohet cilësia në studime, sepse studentët mendojnë të krijojnë dije dhe jo sa për të kaluar provimet.

Prandaj, i lus qytetarët që mos të bien pre e intrigave të njerëzve pa integritet moral, por si shoqëri të kërkojmë bazë ligjore për të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat