“Goditja” e furishme e Halil Gecit në drejtim të opozitës dhe mbrojtja e fuqishme për Albin Kurtit

Lajme

“Goditja” e furishme e Halil Gecit në drejtim të opozitës dhe mbrojtja e fuqishme për Albin Kurtit

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:44
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, në një emision televiziv ka thënë fjalë të mëdha për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Geci ka kritikuar partitë opozitare të cilat ishin në pushtet derisa në krye të Qeverisë erdhe Kurti.

Ai thotë se e çmon shumë Kurtin, ndërsa shton se opozita po mendojnë se votuesit e Kurtit hanë bari.

Unë e çmoj shumë veprimtarinë dhe fuqinë e tij (Albin Kurtit) politike. Ai e ka mbështetjen e popullit, e ka 60% shqiptare. Dhe këta nuk janë budalla, nuk hanë bari. Opozita po kujton se populli hanë bari. Albin Kurtit deri sot janë ka i ecin mirë edhe bisedimet, sepse nuk ki çka flet për Kosovën më. Çka me fol për Kosovën, kur Kurti ia ofron një letër Vuçiqit dhe i thotë ‘hajde e bëjmë një memorandum që mos të sulmojmë njëri tjetrin’, ai thotë ‘nuk dua hiç, kurrë mos prit që kam me të njohtë’. Çka don me bisedua tash Albin Kurti me të, këta kanë biseduar që 10 vjet tu mendu se po i shkojmë pas duke menduar se po i bien në tokë e po i marrim po fitojmë diçka. Sot pritet me u ulë me bisedu edhe për reciprocitet dhe të shikojmë se cilat marrëveshje janë të zbatueshme e cilat jo”, thotë Geci, përcjellë gazeta “Bota sot”.

Geci thotë se opozita aktuale i ka bërë dëm të madh Kosovës.

Nuk di çka ka dëm më të madh se që i ka ba këta Kosovës. I kanë nda 8200 hektarë tokë Rugove, e kanë bë Zajednicën me kompetenca ekzekutive dhe të votuar në Parlament me gishta të të gjitha partive. A e din këta çka i kanë bë Kosovës?”, thekson tutje ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për minishengenin, që Kurti po e refuzon.

Geci thotë se Serbia me minishengen i shkelë shqiptarët, derisa këta detyrohen pastaj që të shkojnë të punojnë në Serbi.

A e din çka është minishengeni? Minishengeni është një vrasje. Pse nuk po e don Albin Kurti minishengenin, sepse Serbia është super fuqi ekonomike që i shkelë dhe djemtë tonë kanë me shku me punu në Beograd me pastru WC, sepse për me hëngër bukë duhet me shku në Beograd me punu”, shprehet ai.  

Reciprociteti ka qenë marrëveshje që i ka skadu afati dhe kur t’i skadon afati ajo hyn në fuqi”, thotë ndër tjera Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat