10 raste të reja me CoVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, bie numri i rasteve aktive

Lajme

10 raste të reja me CoVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, bie numri i rasteve aktive

Nga: M.L. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste të reja me CoVID-19.

Sipas raportit sot janë shëruar edhe 82 qytetarë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë:

17 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.

Në total numri i rasteve aktive është 673.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat