“Shpërthen” Haziri ndaj Xhavit Halitit: Po t’ia q... atë nanë e po ecim...

Lajme

“Shpërthen” Haziri ndaj Xhavit Halitit: Po t’ia q... atë nanë e po ecim...

Nga: N. Sh. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:51
Xhavit Haliti

Deptuteti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë me ia fal edhe 500 hektarë tokë kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nuk bëhet asgjë.

Haliti ka deklaruar se Haradinaj i ka meritat e tij për luftën në Kosovë, duke shtuar se atë nuk e ka paguar askush me rrogë për të luftuar.

“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200, po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, tha Haliti.

Mirëpo, me këtë deklaratë të tij, nuk po pajtohet analisti politik, Nexhat Haziri.

Haziri përmes një postimi në facebook thotë se po ia falim edhe Hashimit, Kadriut, Samiut, Remit e Haliti edhe disa komandantëve të tjerë dhe qytetarët po ecin nga Kosova se nuk ka mbetur këtu më krugjo.

Postimi i plotë:

Xhavit Haliti: Edhe 500 hektarë me ia fal Ramushit nuk bëhet asgjë

-Jo tybe gja nuk bahet. Ty nja 600, Hashimit nja 700,  Kadri Veseli nja 450, Sami Lushtakut 400, Remit 350 se boll i ka, Albinit 550 (u kanë njeri n'UÇK ), Jasharëve nja 1000 hektar, e do t'jerë komandantëve se si lamë krejt pa diçka, edhe na veç po t'ia q... atë nanë e po ecim se s'met kurgja k'tu për popull. Zatën Kosova nuk është sa Kina ! (n.h)

Image
Postimi i Nexhat Hazirit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat