Spahiu acarohet me shuplakat e Molliqajt ndaj policëve: Hajt pse, pse?

Lajme

Spahiu acarohet me shuplakat e Molliqajt ndaj policëve: Hajt pse, pse?

Nga: A.ZH Më: 29 janar 2022 Në ora: 22:29
Dardan Molliqaj

Edhe aktori Fatmir Spahiu, i njohur si Bufi, i ka reaguar kryetarit të Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqajt, për shuplakat ndaj pjesëtarëve të Kosovës.

Aktori, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo sjellje e Molliqajt e ka acaruar shumë atë dhe se ai gjithmonë është me Policinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Tash i pashë do video që më acaruan dhe ma prishën natën. 

Cka janë ato shuplaka Policisë së Kosovës, pse? 

Në çdo rast dhe gjithmonë, jam me Policinë e Kosovës, sidomos me atë radhën e parë të tyre. Policinë pa sigurime shëndetësore dhe me rroga qesharake. 

Hajt pse ajo shuplakë, pse?

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat