“Rrugaç”, “parashutist”, “zorrë e trashë”/Eskalon debati, fyerje dhe sharje ndërmjet Milaim Zekës dhe …

Lajme

“Rrugaç”, “parashutist”, “zorrë e trashë”/Eskalon debati, fyerje dhe sharje ndërmjet Milaim Zekës dhe …

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:02
Milaim Zeka

Durim Jasharaj, aktivisti i shoqërisë civile dhe Milaim Zeka, ish deputet janë përplasur mbrëmë në një emision live.

Përballja nisi kur Milaim Zeka i tha Jasharaj që je “si parashutist i Vetëvendosjes”.

“Me strategjinë qe po e perdor për mu tingëllon si parashutist i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Zeka.

Pas kësaj ka reaguar Jasharaj duke mos e konsideruar fjalën e tij.

“Ti thuam çka të dush se nga ti nuk prekna. Nuk të konsideroj që ki legjimitet politik a njerëzor”, tha ai.

E kjo e bëri që Zeka të shpërthej në sharje e ofendime duke e quajt rrugaç

“Ti je super rrugaç,  rri more rrugaç tip o me kallxon mu se çka jam”, u shpreh Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat