Kameramani shqiptar rrëfehet për luftën në Ukrainë

Lajme

Kameramani shqiptar rrëfehet për luftën në Ukrainë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:33
Festim Beqiri

Kameramani Festim Beqiri është duke qëndruar në Ukrainë për ditë me radhë, edhe gjatë këtyre katër ditëve të zhvillimeve të luftimeve.

Ai ka theksuar ukrainasit nuk dëshirojnë që shtetin e tyre t’ia japin Rusisë, sipas tij, ata duan të luftojnë deri në fund.

Beqiri ka treguar për periudhën sa është duke qëndruar atu dhe për përjetimet.

“Aktualisht jam duke qëndruar në Kiev, në Ukrainë jam për 14 ditë me radhë, në fillim kam qenë në lindje të Ukrainës por kur filloi lufta kemi qenë të obliguar të hipim në tren dhe të nisemi drejtë Kievit me tren deri në 12 orë”.

“Pas kësaj jam duke qëndruar në Kiev, sot është dita e parë që kam mundur të dalë nga hoteli. Nuk është ditë e lehtë, kemi sulme afër hotelit, ka bombardime dhe granatime gjatë tërë kohës jemi në rrezik”.

“Kur lëshohen alarmet e kemi obligim të shkojmë në bodrume dhe të qëndrojmë aty derisa të na thonë të duhet të dalim”, ka thënë Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat