“Nuk guxojmë të lejojmë Rusinë”/ Eskobar: Na duhet të dyfishojmë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lajme

“Nuk guxojmë të lejojmë Rusinë”/ Eskobar: Na duhet të dyfishojmë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 8 mars 2022 Në ora: 10:37
Gabriel Eskobar

Zëvendësndihmës sekretari amerikan në zyrën për punë evropiane edhe euro-aziatike në Departamentin e Shtetit Gabriel Eskobar ka deklaruar se për shkak situatës në Ukrainë duhet të dyfishohen përpjekjet për arritjen e marrëveshjes në Kosovë dhe stabilizimin e situatës në BeH, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

“Situata në të cilën u gjet Ukraina na mëson se duhet të dyfishohen përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së kompromisit mes Kosovës edhe Serbisë dhe të ndalohen aktivitetet e kërcënimit të stabilitetit dhe përparimit në Bosnje e Hercegovinë”, tha Eskobar në kumtesën e ambasadës amerikane në Serbi.

Eskobar ka thënë se kur ndonjëherë të shkruhet historia e kësaj kohe, do të shihet se zgjidhja e Putin për sulm që nuk ishte e nxitur dhe që është e paarsyeshme me paramendim vetëm edhe më shumë e ka bashkuar perëndimin dhe ka dobësuar Rusinë.

“Popujve të këtij regjioni shumë mirë u është i njohur konflikti dhe shkatërrimet e luftës. Nuk guxojmë të lejojmë Rusinë që të shfrytëzojë luftën që vetë e zgjodhi për të evituar përparimin e Ballkanit. Rusia nuk udhëhiqet nga interesi i mirë për këto vende. Ekonomia juaj është e lidhur me Evropën, partnerët dhe investitorët tuaj tregtar janë në BE, sikurse edhe ardhmëria juaj që është në BE dhe si anëtarë të BE-së”, tha Eskobar.

Diplomati amerikan ka nënvizuar se në Ballkan ka edhe shumëçka që duhet të bëhet në integrimin ekonomik të regjionit dhe në kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme në kontestet kufitare.

“Kjo krizë le të shërbejë gjeneratave të ardhshme këtu në Ballkan të jetojnë në shtete që janë plotësisht të integruara në BE ne liri të plotë në Evropën e qetë. Shtetet e Bashkuara duan të jenë partner në këto përpjekje. Situata në të cilën u ndodhë Ukraina na mëson se duhen dyfishuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së kompromisit mes Kosovës edhe Serbisë”, ka përsëritur Eskobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat