Në Shtime shkruhet simboli rus “Z”, policia nis hetimet

Lajme

Në Shtime shkruhet simboli rus “Z”, policia nis hetimet

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:01
Ilustrim

Në një kishë të Shtimes është vendosur një grafitë me shkronjën “Z”.

Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona të panjohur kanë shënuar në objektin e kishës këtë grafitë.

“Rr. Skender Salihaj, Shtime 18.03.2022-NN. Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z) . Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.

Grafite të tilla ishin shënuar edhe më parë në Veri të Kosovës. “Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat