Hashim Thaçi sot mbush 54 vjet

Lajme

Hashim Thaçi sot mbush 54 vjet

Më: 24 prill 2022 Në ora: 07:14
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i mbush 54 vjet.

Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968.

Kjo është ditëlindja e dytë e tij që është larg familjes, miqve dhe dashmirëve pasi që ai gjendet në Hagë që nga nëntori i 2020-tës.

Thaçi qysh në rini ishte aktiv në rezistencën ndaj okupatorit serb.

Ish-kreu i shtetit ka udhëhequr procese të rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Hashim Thaçi, si drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shndërrua në një nga protagonistët kryesor të “Marrëveshjes së Rambujesë” dhe marrëveshjeve të tjera që sollën lirinë e Kosovës.

Thaçi, sa ishte kryeministër më 17 shkurt të vitit 2008 e shpalli edhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat