Aleksandar Vuçiq e shtynë adresimin para serbëve, e lë pas takimit me Kurtin

Lajme

Aleksandar Vuçiq e shtynë adresimin para serbëve, e lë pas takimit me Kurtin

Më: 29 prill 2022 Në ora: 21:15
Aleksandar Vuçiq

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën e ardhshme.

Prezent do të jetë edhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka konfirmuar qeveria gjermane në një komunikatë në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë, mediumi serb “Danas”, ka raportuar se për shkak të këtij takimi, Vuçiq e ka shtyrë adresimin e tij para popullit serb, që ishte paraparë për mbrëmjen e sotme.

Sipas këtij mediumi, adresimi do të bëhet pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë vendim që ta shtyjë adresimin e tij para popullit për shtatë ditë. Adresimi do të mbahet më 6 maj, 2022, në ora 18:00”, thuhet në një kumtesë të Presidencës Serbe, siç shkruan mediumi serb.

Megjithatë, takimet që do të zhvillohen në Berlin do të jenë të ndara.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit, do të takohen në ora 15:00.

Kurse, takimi mes kancelarit gjerman dhe Vuçiqit është planifikuar të mbahet në ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat