​Çeku pritet nga homologu bullgar, paralajmërohen bashkëpunime në sport

Lajme

​Çeku pritet nga homologu bullgar, paralajmërohen bashkëpunime në sport

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:46
Foto nga takimi

Ministri bullgar i Rinisë dhe Sportit, Radostin Vasilev ka pritur në një takim zyrtar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Të dy diskutuan për nënshkrimin e mundshëm të një memorandumi të bashkëpunimit rinor dhe sportiv gjatë vizitës së Vasilev në Prishtinë. Ai u zotua se Bullgaria do të hartojë dokumentin.

Çeku tha se Kosova përballet me vështirësi institucionale dhe strategjike në sport. “Bullgaria është e suksesshme në sportet që Kosova dëshiron ta zhvillojë dhe shpreson të ketë mbështetje”, tha ai.

Të dy zyrtarët folën për infrastrukturën sportive në vendet e tyre dhe u pajtuan se përballen me sfida serioze sa i përket objekteve sportive.

Vasilev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë në rini dhe sport mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Çeku shoqërohej nga ambasadori i Kosovës Delfin Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat