​LVV kërkon konsensus politik për reformën në drejtësi

Lajme

​LVV kërkon konsensus politik për reformën në drejtësi

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:46
Armend Muja

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon konsensus politik për reformën në drejtësi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që seanca e radhës plenare të mbahet me 14 korrik, deputeti i mazhorancës, Armend Muja, tha se për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë duhet një pajtueshmëri politike.

Muja: Për reformën në drejtësi është e rëndësishme të kemi konsensus

“Ekziston një përkushtim i Lëvizjes Vetëvendosje që e ka shfaq në disa raste edhe kryeministri Kurti, e keni pa edhe vullnetin e mirë të kryetarit Konjufca, që sa i përket çështjeve që lidhen me drejtësinë është e rëndësishme që të kemi një konsensus kombëtar. Janë vendime të rëndësishme që shoqëria mendon që ka nevojë për reforma. Në anën tjetër ka droja, prioritete, por është edhe konsensusi edhe i partnerëve ndërkombëtar, por edhe shoqërisë që ka nevojë të punohet në këtë sektor me urgjencë”, tha ai.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se në seancën e së enjtes do të jetë edhe Projektligji për deklarimin e pasurisë dhe të ardhurave, për çka kërkoi që mjekët dhe profesorët të largohen nga i njëjti.

Nga ana tjetër, ajo ia adresoi fajin mazhorancës për mungesën e vendimmarrjes në Kuvend.

Deliu-Kodra: Të largohet nga Projektligji deklarimi i pasurisë nga mjekët dhe profesorët

Si kërkesë e PDK-së sot ishte që në Projektligjin dhe deklarimin e prejardhjes së pasurisë, i cili pritet të jetë në seancë të lexim të dytë, kërkuam të largohen nga ky projektligj kategoritë e zyrtarëve, siç janë mjekët dhe profesorët... Në radhë të parë do të duhej të ketë një prezencë të deputetëve të mazhorancës, ju e keni parë që në shumicën e seancave plenare, kjo shumicë parlamentare po dështon t’i votojë projektligjet që vijnë nga Qeveria. Kemi parë numër të vogël të deputetëve dhe një pjesë e tyre janë edhe në udhëtime zyrtare. Ne konsiderojmë se në radhë të parë shumica parlamentare duhet të jetë aty. Natyrisht se ka raste kur ne kemi pasur hezitimet tona dhe nuk kemi mbështetur projektligjet”, tha ajo.

Krahas Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, në seancën e radhës, do të shqyrtohet edhe Projektligji për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat