Arsim Bajrami viziton familjen e Thaçit: Si përherë stoik duke u përballë me sfidat e padrejtësitë

Lajme

Arsim Bajrami viziton familjen e Thaçit: Si përherë stoik duke u përballë me sfidat e padrejtësitë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 12:25
Arsim Bajrami ka vizituar sot familjen e ish presidentit Hashim Thaçi

Profesori universitar dhe ish-ministri Arsim Bajrami ka vizituar sot familjen e ish presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka shkruar se vizita në Burojë vjen pas vizitës që I ka bërë Thaçit dhe erporëve të tjerë të lartë të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.

Bajrami pas takimit me babanë e ish-presidentit Thaçi ka thënë se z.Haxhi Thaçi e gjeti stoik në përballje me sfidat dhe në mbrotje të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe luftës së UÇK-së.

“Pas vizitës në Hagë të ish Presidentit Z.Hashim Thaçi dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së, sot në Burojë vizitova babain e Z Thaçi, Haxhi Thaçi. Si përherë, edhe tani stoik në përballjen me sfidat e padrejtësive, në mbrojtje të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat