Kjo është arsyeja që disa serbë janë mbledhur para stacionit të Policisë së Kosovës në Veri

Lajme

Kjo është arsyeja që disa serbë janë mbledhur para stacionit të Policisë së Kosovës në Veri

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i nismës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksander Arsenijeviq është kërcënuar nga një inspektor komunal i Komunës Veriore të Mitrovicës pasi Arsenijeviq e kishte telefonuar dhe kishte raportuar për punime në shëtitoren përpara selisë së Listës Serbe në veri, shkruan Kossev.

Aresnijeviq thotë se të njëjtin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë siç raportonKossev, inspektori komunal aktualisht është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, derisa përpara stacionit policor janë grumbulluar një numër i vogël serbësh.

Avokati Nebojsha Vlajiq në një prononcim për portalin e KoSSev ka deklaruar se inspektori komunal është paraqitur vetë në stacionin policor.

“Ai ka ardhur me vullnetin e tij sepse ka dashur ta sqarojë këtë situatë, të cilën nuk e ka shkaktuar dhe që i shkakton vetëm shqetësim”, ka thënë avokati  i inspektorit komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat