“Momente të vështira”, Daçiq i jep përkrahje të plotë Vuçiqit në lidhje me Kosovën

Lajme

“Momente të vështira”, Daçiq i jep përkrahje të plotë Vuçiqit në lidhje me Kosovën

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 14:42
Ivica Daçiq

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, themelues i së cilës ishte krimineli Sllobodan Millosheviq, Ivica Daçiq, ka thënë se “këto ditë më së miri shihet se sa e rëndësishme ishte që qytetarët e Serbisë në zgjedhje i dhanë mbështetje të madhe Aleksandar Vuçiqit”, i cili, sipas tij, “në këto momente kritike dhe të vështira, si president i Serbisë, po udhëheq me sukses luftën për paqe dhe për mbrojtjen e serbëve në Kosovë”, raporton  “Tanjug”.

“Është obligim ndaj shtetit dhe popullit tonë që t’i japim mbështetjen maksimale të mundshme në këtë luftë”, përpiqet Daçiq të theksojë servilizmin e tij ndaj Vuçiqit në këto momente kur është duke u vendosur për qeverinë e re serbe.

Ai ka pretenduar se “bashkimi kombëtar është shumë i nevojshëm, pa konteste ndërpartiake, të cilat vetëm mund ta dëmtojnë Serbinë”.

“Nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme në këto momente, mbijetesa e popullit tonë në Kosovë dhe e ardhmja e Serbisë janë në rrezik”, pretendon Daçiq.

Daçiq ka shtuar se Partia Socialiste e Serbisë dhe ai personalisht “do të jetë pjesë e fortë e unitetit kombëtar dhe stabilitetit politik të vendit”, sepse, sipas fjalëve të tij, “pa të nuk do të ketë Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat