Zaharova i kundërpërgjigjet Eskobarit

Lajme

Zaharova i kundërpërgjigjet Eskobarit

Nga: F. B. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:05
Gabriel Escobar

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova duke komentuar deklaratën e të dërguarit të Departamentit të Shtetit Eskobar se “Duhet harruar narrativi se Kosova është Serbi” me shprehjen “Kurrë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ajo në rrjetin social “Telegram” reagoi me “Kurrë”!

Eskobar më herët duke komentuar takimin me Vuçiq ka deklaruar se bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit janë në “fazë të ndjeshme”.

Por ka shprehur optimizmin në arritjen e zgjidhjes paqësore dhe të qëndrueshme.

"Pas takimit të sotshëm, ka vend për optimizëm” tha ai për Tv N1, duke shtuar se më e rëndësishmja nga takimi mes Vuçiq e Kurti ishte obligimi se do takohen çdo muaj.

"Ishte inkurajuese të shihet niveli i hapur në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së Borel dhe të dërguarit evropian Lajçak, kështu që po shihet fillimi i përmirësimit të raporteve mes dy palëve” tha ai.

Në takimin e Brukselit, roli i tij ishte “inkurajimi i palëve të jenë konstruktive dhe fleksibile”, ShBA-të vetëm ndihmojnë procesin , ndërsa të gjitha propozimet vijnë nga BE. Në lidhje me asociacionin e komunave serbe, Eskobar tha se “kjo çështje duhet të jetë tema pasuese në rend të ditës”.

"Duhet të bisedohet për asociacionin dhe përmbushjen e saj, kjo është obligim nga marrëveshja e nënshkruar dhe ajo në qeverinë e Kosovës ka kaluar disa procese ku është konfirmuar” tha Eskobar.

Ai kishte porosi për opinionin se “narrativi Kosova është Serbi” duhet të kalojë në “narrativin Kosova e Serbia në të vërtetë Evropa është e ardhmja e tyre”.

"Në fund gjithsesi do të keni raporte të mira me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH. Pra, s amë parë zgjidhim kontestet dhe çështjet kontestuese, më përpara do vijnë këto mundësi” tha Eskobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat