Mospagesa e mësimdhënësve, Asociacioni i Komunave fton takim urgjent

Lajme

Mospagesa e mësimdhënësve, Asociacioni i Komunave fton takim urgjent

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Asociacioni i Komunave ka ftuar për sot takimin urgjent të Këshillit të Kryetarëve, pas ndaljes së pagave për grevistët.

Takimi ku do të diskutohet për situatën e fundit rreth mosekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, pritet të nis në orën 15:00.

“Bordi i AKK-së mban takimin urgjent të Këshillin e Kryetarëve, në takimin e Këshillit të Kryetarëve do të diskutohet tema:

Situata e fundit rreth mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale”, njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat