‘Ishin 12 burra veshur me të zeza’, gazetari shqiptar tregon si ndodhi sulmi në paradën e LGBT në Beograd

Lajme

‘Ishin 12 burra veshur me të zeza’, gazetari shqiptar tregon si ndodhi sulmi në paradën e LGBT në Beograd

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Gazetari dhe aktivisti Isa Myzyraj thotë se 10 aktivistë shqiptarë LGBTI+ që morën pjesë në Paradën e Krenarisë në Beograd janë sulmuar dhe dhunuar nga një grup ekstremistësh.

Myzyraj tregoi se ishin një grup prej 10-12 personash të veshur me të zeza që u kishin zënë rrugën përpara se të futeshin në hotel dhe i kishin dhunuar me grushte e shkelma.

“Kanë sulmuar një djalë, më pas kanë ndërhyrë 3 vajza që janë dhunuar me shkelma dhe me grushte. Vetëm 10 metra më tutje ka qenë policia që nuk ndërhyrë, edhe pse e panë të gjithë sulmin. Është dashur që 4 aktiviste të shkojnë të bërtasin para policisë që ata të ndërhyjnë për t’i larguar, por jo për t’i arrestuar”, tregoi gazetari në EuroNews. 

Ai u shpreh i indinjuar për indiferencën e ambasadës shqiptare në Beograd, që siç tha nuk ka pasur asnjë kontakt me grupin e aktivistëve për t’u interesuar për gjendjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat