​Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së në fushën e hetimeve

Lajme

​Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së në fushën e hetimeve

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:38
FSK

Në kuadër të bashkëpunimit me Karabinierët italianë dhe Policisë Ushtarake ( PU) të FSK-së, në Romë të Italisë janë certifikuar dy pjesëtarë të PU në Institutin e Avancuar të Karabinierisë për Teknikat e Hetimit.

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Trajnimi ishte i fokusuar në teknikat e hetimit me fokus dhunën në baza gjinore, ku nga ekspertët e fushës janë trajnuar pjesëmarrësit në trajtimin e rasteve, duke fituar kështu njohuri dhe eksperienca nga përvojat dhe ekspertizat e shumta të këtij instituti”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat