Kurti i uron shërim të shpejt Pelosit pas sulmit në shtëpinë e tij

Lajme

Kurti i uron shërim të shpejt Pelosit pas sulmit në shtëpinë e tij

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 21:38
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për sulmin që ditë më parë ju bë Paul Pelosit, bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Me këtë rast, Kurti i ka uruar shërim të shpejt 82-vjeçarit, pasi u sulmua dhunshëm në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

 “Urime të ngrohta për Nancy Pelosin dhe i uroj shërim të shpejt për bashkëshortin e saj pas një sulmi të tmerrshëm ndaj tij.

Në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet të frikësojë liderët e një populli demokratik”, ka shkruar i pari i qeverisë, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat