Dhunimi në Skenderaj, Prokuroria: Viktima është rreth 71-vjeçare

Lajme

Dhunimi në Skenderaj, Prokuroria: Viktima është rreth 71-vjeçare

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:32
Ilustrim

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se  është i moshës së re”, ka thënë Preteni.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni. Një rast i dhunimit është raportuar se ka ndodhur në Skenderaj më 4 nëntor të këtij viti.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se viktima e këtij rasti është e moshës rreth 71-vjeçare, ndërsa i dyshuari deri më tani i panjohur, është i moshës së re.

Ai ka shtuar se janë në trajtim të rastit dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japin më shumë detaje.

Ndryshe, për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës këtë të mërkurë, përmes raportit 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 6 nëntor 2022, ndërsa viktima një ditë më pas është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat