​Shpërthimi në Stamboll, Ambasada e Kosovës në Turqi ngushëllon familjarët e viktimave

Lajme

​Shpërthimi në Stamboll, Ambasada e Kosovës në Turqi ngushëllon familjarët e viktimave

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Ambasada e Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit të sotëm në Stamboll, ndërsa të lënduarve iu dëshiron shërim të shpejtë.

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi në një rrugë të frekuentuar këmbësore në qendër të Stambollit. Tash për tash nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit.

Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit, thuhet në një postim të Ambasadës së Kosovës në Facebook.

Ambasada fton shtetasit kosovarë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat