Parkingu nëntokësor zhgënjen studentët e Filologjisë

Lajme

Parkingu nëntokësor zhgënjen studentët e Filologjisë

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:56
Parkingu

Këshilli Studentor që përfaqëson studentët e Fakultetit të Filologjisë janë shprehur shumë të zhgënjyer me mënyrën e finalizimit të projektit për parkingun nëntokësor para filologjikut në Prishtinë.

Sipas tyre, nga fillimi është premtuar që hapësira gjelbëruese do rikthehet edhe më e mirë se më përpara dhe ky ishte premtimi i parë nga legjislatura udhëheqëse nën Shpend Ahmetin në Komunën e Prishtinës, por një gjë e tillë thonë se nuk ndodhi asnjëherë.

“Zhgënjimi ynë është edhe me udhëheqsinë komunale të tashme, të cilët nuk reaguan aspak për gjendjen e tanishme të parkingut! Përderisa hapësira gjelbëruese është gllabëruar apo uzurpuar, tashmë as statuja e Fehmi Aganit nuk është rivendosur në vendin që ishte por e ka mbuluar pluhuri në podrumin e Filologjisë, ku puntorët e kompanisë punë-kryese nuk kanë marrë as mundin më të vogël të kujdesen sadopak për të”, thuhet në reagimin e tyre, të bërë në Facebook.

“Vlen të ceket që edhe statuja e të madhit Anton Çeta, nuk është vendosur në hapësirën gjelbëruese edhe pse ishte premtuar që do vendoset! Reagimi ynë nuk është politik ashtu si i organizatave dhe perfaqësuesëve tjerë, por është në kontekst dhe koherencë ndaj përgjegjësve të kaluar dhe të tanishëm, varësisht se cilit oborr politik i takojnë!Stop zvogëlimit të hapësirës gjelbëruese në kampusin tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat