Besimi nga fondacioni i hapjeve të bunarëve: Nuk e di a ka mashtrime, kam parë edhe organizata tjera shqiptare në Pakistan

Lajme

Besimi nga fondacioni i hapjeve të bunarëve: Nuk e di a ka mashtrime, kam parë edhe organizata tjera shqiptare në Pakistan

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Kiksi raportoi të martën lidhur me hapjen e bunarëve në shtetet e varfra dhe, gjatë të mërkurës, në një lidhje direkte përmes telefonit me Besim Salihun, përfaqësues ky i fondacionit “Besimi”, që Kiksi pati një kronikë për të emisionin e kaluar.

Salihu tha që nuk është i sigurt nëse kolegët tjerë të organizatave bamirëse bëjnë ose jo mashtrime, ndonëse ai thotë që gjatë vizitave në Pakistan i ka parë edhe disa organizata shqiptare duke vepruar.

Ai, pas transmetimit të emisionit në klan, ka kontaktuar me personat, me të cilët bashkëpunon në këtë vend të varfër dhe thotë që kanë bërë inspektimin edhe të bunarit të Kiks-it.

Gjilanasi thotë se si ide e ka nisur duke hapur puse të ujit në këtë vend për nënën, pastaj familjen dhe ka vazhduar tutje pas kërkesave të shumta.

Salihu shton që pasi jemi shtet i largët për Pakistanin, edhe një numër i madh i njerëzve në Kosovë mendojnë që është e pamundur të kemi qasje me ta. Ai zotohet që në këtë vend ka parë fëmijë duke bartur kova me ujë në shkretëtirë me kilometra në temperaturë 40 gradë celsius.

Për të vërtetuar secilën njësi të bunarëve bën thirrje të hulumtohet numri serik i secilit prej tyre dhe në këtë mënyrë do të verifikoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat